Tenis - US Open do të vazhdojë pa spektatorë
Turneu planifikohet të mbahet nga 31 gushti deri më 13 shtator në Nju-Jork.
1438369


“US Open” do të mbahet me dyer të mbyllura dhe me protokolle sigurie në gusht, njoftoi në «Twitter» Guvernatori i Nju-Jorkut, Andrew Cuomo.
"USTA do të marrë masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur lojtarët dhe stafin, duke përfshirë testime të rrepta, pastrim shtesë, hapësirë shtesë në dhomat e zhveshjes, dhe akomodim dhe transport të dedikuar", tha Cuomo.
Guvernatori i Nju-Jorkut shtoi se turneu do të luhet pa spektatorë nga 31 gushti deri më 13 shtator. (Agjencia Anadolli - AA)