Federer për shkak të lëndimit nuk do të mund të luaj tenis këtë vit

Tenisti numër katër në radhitjen botërore për meshkujt, Roger Federer tha se nuk do të mund të luaj në pjesën e mbetur të sezonit 2020, për shkak të lëndimit në gjurin e djathtë

1433186
Federer për shkak të lëndimit nuk do të mund të luaj tenis këtë vit

Tenisti numër katër në radhitjen botërore për meshkujt, Roger Federer tha se nuk do të mund të luaj në pjesën e mbetur të sezonit 2020, për shkak të lëndimit në gjurin e djathtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tenisti me 20 grand slam turne të fituara është tenisti me më së shumti kampionate të fituara. Ai u operua edhe një herë në gjurin e djathtë në muajin shkurt.

"Gjatë procesit të rehabilitimit pas përkeqësimit të situatës të gjurit tim të djathtë bëra edhe një operacion artroskopik", shkroi ai në Twitter, duke shtuar se me padurim pret fillimin e sezonit 2021.

Ai së fundmi kishte luajtur më 30 janar kur humbi në gjysmëfinalen e Australia Open kundër Novak Gjokoviç. (AA)

 


Lajme të ngjashme