FIFA: 150 milionë dollarë mbështetje financiare për federatat e futbollit

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) njoftoi të premten se do të sigurojë një mbështetje financiare prej rreth 150 milionë dollarësh për federatat në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

1404833
FIFA: 150 milionë dollarë mbështetje financiare për federatat e futbollit

"Si një hap i parë i planit për lehtësimin e komunitetit të futbollit të prekur nga pandemia globale, për federatat e rreth 211 vendeve anëtarë të FIFA-s do të jepet një mbështetje financiare prej gjithsej 150 milionë dollarësh", thuhet në një komunikatë të publikuar në uebfaqen e qeverisë botërore të futbollit.

Në këtë kontekst - thekson FIFA - çdo federatë do të marrë një ndihmë prej të paktën 500 mijë dollarësh krahas pagesave të merituara për vitet 2019 dhe 2020.



Lajme të ngjashme