Futboll – Bajerni i Mynihut rifillon stërvitjen pas 2 javësh pauzë nga COVID-19

Bajerni i Mynihut, ekip i Bundesligës gjermane të futbollit dhe një ndër më të suksesshmit në botë, ka rifilluar stërvitjen pas pauzës si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

1392851
Futboll – Bajerni i Mynihut rifillon stërvitjen pas 2 javësh pauzë nga COVID-19

Futbollistët e Bajernit të Mynihut, të cilët bënin ushtrime në shtëpitë e tyre prej 2 javësh, u stërvitën për herë si skuadër në ambientet sportive të klubit, por në grupe të vogla.

Gjatë stërvitjes u aplikuan rregullat e distancës sociale dhe u ndoqën me përpikëri paralajmërimet në lidhje me higjienën.

“Stërvitja e sotme në grupe të vogla ishte një ndjenjë me të cilën nuk jemi mësuar shumë. Më kishte marrë malli për shokët e skuadrës”, deklaroi kapiteni Manuel Neuer.

Portieri gjerman tha se i gjithë ekipi është i lumtur për rifillimin e stërvitjeve në fushën e blertë dhe falënderoi autoritetet e klubit.

Ndeshjet e Ligës 1. (Bundesliga 1) dhe Ligës 2. (Bundesliga 2) të Gjermanisë janë pezulluar deri më datë 30 prill për shkak të pandemisë globale COVID-19.



Lajme të ngjashme