Lojërat Olimpike të Tokios fillojnë në 23 korrik 2021

Vendimi për shtyrjen e lojërave ishte marrë në takimin mes autoriteteve japoneze me Komitetin Ndërkombëtar Olimpik dhe lajmin e kishte dhënë kryeministri japonez, Shinzo Abe.

1387302
Lojërat Olimpike të Tokios fillojnë në 23 korrik 2021

Lojërat olimpike të Tokios të planifikuara për këtë vit ishin shtyrë me një vit për shkak të epidemisë së koronavirusit (Covid-19).

Vendimi ishte marrë në takimin mes autoriteteve japoneze me Komitetin Ndërkombëtar Olimpik dhe lajmin e kishte dhënë kryeministri japonez, Shinzo Abe.

Më parë lojërat olimpike ishin anuluar gjatë luftërave botërore (të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore).

Por organizimi gjigand u shty edhe një herë tjetër në historinë e tij 124-vjeçare.

Pas këtij vendimi e gjithë vëmendja u përqendrua tek pyetja se kur do të mbahen lojërat olimpike.

Televizioni shtetëror japonez «NHK» njoftoi se në takimet mes delegacioneve janë qartësuar edhe datat.

Lojërat Olimpike të Tokios, të cilat ishin planifikuar të mbaheshin këtë vit ndërmjet datave 24 korrik – 9 gusht 2020, do të zhvillohen vitin e ardhshëm në datat 23 korrik – 8 gusht 2021.

 


Lajme të ngjashme