Koronavirusi – Turqia pezullon të gjitha garat sportive

Turqia pezulloi të enjten të gjitha garat në futboll, basketboll, hendboll dhe volejboll në të gjithë vendin mes shqetësimeve në rritje të koronavirusit.

1381507
Koronavirusi – Turqia pezullon të gjitha garat sportive

Vendimi u njoftua nga ministri i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Muharrem Kasapoglu, gjatë një konference shtypi në kryeqytetin Ankara të vendit.

Javën e kaluar, të gjitha garat sportive anembanë Turqisë u luajtën pa spektatorë.

Ndërkohë, Federata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë (FIFPRO) i kërkoi Federatës Turke të Futbollit (TFF) të shtyjë të gjitha ndeshjet e ligës.

“FIFPRO-ja i ka shkruar Superligës dhe TFF-së duke u kërkuar atyre që të rishqyrtojnë urgjentisht vendimin për të vazhduar ndeshjet dhe stërvitjet gjatë epidemisë së koronavirusit”, shkroi Federata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë të enjten në “Twitter”.



Lajme të ngjashme