Përgatitorja Slloveni-Turqi do të luhet pa spektatorë

Në kuadër të masave për koronavirusin e ri (Covid-9) do të jetë pa spektatorë edhe përballja përgatitore që kombëtarja turke do të ketë më 27 mars me Slloveninë.

1376500

Qeveria sllovene ka marrë masa shtesë për të parandaluar përhapjen e epidemisë. Numri i rasteve të konfirmuara në Slloveni është rritur në 31.

Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë ka njoftuar përmes një komunikate vendimin e qeverisë në suazën e masave të reja për zhvillimin pa spektatorë të të gjitha aktivitetet sportive me më shumë se 500 vizitorë, që janë planifikuar për t’u mbajtur në ambiente të hapura, përfshi edhe Kupën e Disiplinës Alpine.

Kurse ngjarjet sportive në hapësira të mbyllura janë kufizuar me 100 njerëz, sipas të njëjtit burim.

Lajme të ngjashme