Fundi i lumtur i Fenerbahçes për transferimin e Ricardo Rodriguez

Fanellat blu e verdhë që kanë bërë përpjekje intensive që nga muaji dhjetor për të përfshirë në skuadër futbollistin zviceran, kanë rritur një fund të lumtur në këtë transferim.

Fundi i lumtur i Fenerbahçes për transferimin e Ricardo Rodriguez

Ricardo Rodriguez vjen në Fenerbahçe.

Fanellat blu e verdhë që kanë bërë përpjekje intensive që nga muaji dhjetor për të përfshirë në skuadër futbollistin zviceran, kanë rritur një fund të lumtur në këtë transferim.

Pas bisedimeve të gjata me klubin italian, Milan, Fenerbahçe, e cila “garonte” me skuadra sportive të njohura si Lyon dhe PSV Eindhoven, la pas rivalët e saj.

Në lidhje me këtë transferim vijnë lajme se me Rodriguez janë nënshkruar 4 marrëveshje, ndër të cilat edhe marrja me qira për një vit, dhe përfshi bonuset, ai do të marrë afërsisht 2 milionë e gjysmë euro në vit.
Pas strukturimit të ri të Fenerbahçe, në rast të marrjes së vendimit pozitiv nga ana e Federatës Turke të Futbollit në lidhje me limitin e shpenzimeve, me Rodriguezin do të hidhen zyrtarisht firmat.

Për shkak të sakatimit të Hasan Ali Kaldirim, që prej fillimit të sezonit, skuadra turke është hasur me probleme të mëdha në mbrojtjen e majtë dhe me transferimin e sportistit zviceran do të tejkalojë një mangësi të rëndësishme.



Lajme të ngjashme