Atleti turk shkruan histori

Në ditën e parë të Kampionatit Botëror të Atletizmit, që zhvillohet në kryeqytetin Doha të Katarit, atleti i kombëtares turke, Nexhati Er (Necati Er), arriti të kualifikohet në finale në kategorinë e trehapëshit për meshkuj.

Atleti turk shkruan histori

Në ditën e parë të Kampionatit Botëror të Atletizmit, që zhvillohet në kryeqytetin Doha të Katarit, atleti i kombëtares turke, Nexhati Er (Necati Er), arriti të kualifikohet në finale në kategorinë e trehapëshit për meshkuj, duke arritur kështu një sukses historik.

Në garat e kualifikimit gjatë ditës së parë të kampionatit, që organizohet nga ana e Unionit Ndërkombëtarë të Federatave të Atletizmit, në kërcim së gjati me tre hapa, Er arriti të kualifikohet i gjashti me 16,87 metra në tentimin e tij të tretë dhe të fundit. Me këtë rezultat, sportisti 22-vjeçar, fitoi të drejtën të garojë në finale.  

Nexhati Er u bë sportisti i parë në historinë e atletizmit të Turqisë, i cili ka fituar të drejtën të garojnë në finalen e kërcimit së gjati me tre hapa në kampionatin botëror.

Finalja e kësaj kategorie, ku do të garojnë 12 sportistë do të zhvillohet ditën e diel më 29 shtator në orën 21.45 me orën e Turqisë.



Lajme të ngjashme