Turqia notë diplomatike Islandës për sjelljen e keqe ndaj kombëtares turke

Turqia i ka dërguar Islandës një notë diplomatike për shkak të trajtimit të keq ndaj kombëtares turke të futbollit në aeroportin Keflavik.

Turqia notë diplomatike Islandës për sjelljen e keqe ndaj kombëtares turke

Turqia i dërgoi Islandës një notë diplomatike që dënon sjelljen ndaj ekipit të kombëtares turke kur mbërriti në Islandë duke i nxjerrë probleme gjatë kontrollit të pasaportave në aeroportin Keflavik.

Raportohet se nota diplomatike Islandës iu përcoll nëpërmjet Ambasadës turke në Oslo (Norvegji), e cila është e akredituar edhe për Islandën pasi në këtë vend Turqia nuk ka përfaqësi diplomatike rezidente, sipas parimit të reciprocitetit.

Ndërkaq ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) do ta bisedojë çështjen në telefon me homologun e tij islandez.

 


Lajme të ngjashme