Formula 1 – Lewis Hamilton fiton Çmimin e Madh të Monakos

Formula 1 vijon të zhvillohet nën dominimin e Mercedesit që fitoi edhe garën e 6 sezonale, teksa në Monako i pari u rendit kampioni botëror në fuqi, Lewis Hamilton, i cili shënoi fitoren e katërt për këtë sezon.

1208472
Formula 1 – Lewis Hamilton fiton Çmimin e Madh të Monakos

Britaniku u rendit i pari në provat zyrtare dhe këtë pozitë e mbajti thuajse gjatë tërë garës duke lënë pas vetes makinën Ferrari të Sebastian Vettel dhe shokun e skuadrës, Valteri Bottas.

Vlen të theksohet se Ferrari vijon të paraqitet mjaft dobët, teksa gjatë këtij sezoni numëron vetëm 3 podiume, dy vende të treta dhe një vend të dytë.

Piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc, dështoi plotësisht në shtëpinë e tij, sepse doli jashtë gare pas tentativës për të rikuperuar pozicionet e nisjes.



Lajme të ngjashme