Fenerbahçe Beko vazhdon të kryesojë edhe pas javës së 23-të

Vazhdon entuziazmi i javës së 23-të të Ligës së Evropës, Linjat Ajrore Turke në basketboll, ku skuadra turke e basketbollit, Fenerbahçe Beko vazhdon të kryesojë.

Fenerbahçe Beko vazhdon të kryesojë edhe pas javës së 23-të

Vazhdon entuziazmi i javës së 23-të të Ligës së Evropës, Linjat Ajrore Turke në basketboll, ku skuadra turke e basketbollit, Fenerbahçe Beko vazhdon të kryesojë.

Pas javës së 22-të të Euroligës në Basketboll, Fenerbahçe Beko, që fitoi të drejtën e play-off, mundi përfaqësuesen tjetër turke, Darussafaka Tekfen me rezultatin 97-75. Me këtë rezultat, me fitoren e 20, fanellat blu e verdhë vazhdojnë të kryesojnë në renditje.

Kurse Darussafaka Tekfen, që nuk është pretendene, ka 20 humbje, 3 prej tyre radhazi, duke mbetur kështu e fundit në renditje.

Kurse Anadolu Efes, që doli përballë përfaqësues greke, Olympiakos e mundi këtë skuadër me rezultatin 75-65.

Skuadra turke Anadolu Efes, që ka dalë 15 herë fituese nga ky organizim, e përfundoi javën në vend të 4.

Rezultatet janë si më poshtë:

CSKA Moska (Rusi) - Herbalife Gran Canaria (Spanjë): 107-85

Anadolu Efes - Olympiakos (Greqi): 75-65

AX Armani Exchange Olimpia Milan (Itali) - Maccabi FOX (Izrael): 87-83

Barcelona Lassa (Spanjë) - Baskonia (Spanjë): 77-67

Darussafaka Tekfen - Fenerbahçe Beko: 75-97

Zalgiris (Lituani) - Buducnost VOLI (Mali i Zi): 84-76

Panathinaikos (Greqi) - Khimki (Rusi): 94-85

Real Madrid (Spanjë) - Bayern Münih (Gjermani): 91-78

 


Lajme të ngjashme