Risi në Ligën e Kampioneve, fillon aplikimi i sistemit VAR

Duke nisur nga data 12 shkurt, në organizimin më të rëndësishëm evropian për klube do të përdoret sistemi VAR (Videoasistenti i Arbitrit).

Risi në Ligën e Kampioneve, fillon aplikimi i sistemit VAR

Emocionet e Ligës së Kampioneve rikthehen të martën me ndeshjet e 1/8 të finaleve, një fazë që do të shoqërohet me risi.

Duke nisur nga data 12 shkurt, në organizimin më të rëndësishëm evropian për klube do të përdoret sistemi VAR (Video Asistenti i Arbitrit) dhe sfidat që mund të ta shfrytëzojnë të parat këtë teknologji janë Roma-Porto dhe Mançester Junajtid-PSG.

Shefit i arbitrave të UEFA-s, Roberto Rosetti, ka bërë me dije se sistemi VAR do të funksionojë sipas protokollit të përcaktuar nga Bordi Ndërkombëtar, i cili parashikon ndërhyrjen e tij vetëm kur gabimet janë të qarta dhe në 4 raste, të tilla si golat, penalltitë, kartonët e kuqë dhe ngatërrimi i identiteteve të lojtarëve në rast të ndëshkimit me karton.

Videoasistenti i Arbitrit është një sistem që po përdoret në ligat më të rëndësishme të Evropës në futboll dhe kritikat ndaj tij nuk mungojnë.

Megjithatë, sipas Rosettit, kjo teknologji, edhe pse nuk është e përkryer, do të ndihmojë gjyqtarët që të marrin vendime sa më të drejta gjatë zhvillimit të ndeshjeve në Ligën e Kampioneve.

Ndeshjet e para të 1/8 të finaleve do të zhvillohen të gjitha në orën 21:00.

Programi i ndeshjeve është si më poshtë:

- 12 shkurt -

Roma (Itali) – Porto (Portugali)

Mançester Junajtid (Angli) – PSG (Francë)

- 13 shkurt -

Totenhem Hotspur (Angli) – Borusia Dortmund (Gjermani)

Ajaks (Holandë) – Real Madrid (Spanjë)

- 19 shkurt -

Olimpik Lion (Francë) – Barcelona (Spanjë)

Liverpul (Angli) – Bajern Mynih (Gjermani)

- 20 shkurt -

Atletiko Madrid (Spanjë) – Juventus (Itali)

Shalke (Gjermani) – Mançester Siti (Angli)



Lajme të ngjashme