"Skuadra e Vitit 2018", UEFA shpall 50 futbollistët kandidatë

Votimi për 50 futbollistët që do të formojnë “Skuadrën e Vitit” ka filluar, njoftoi të hënën Unioni i Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA)...

1104520
"Skuadra e Vitit 2018", UEFA shpall 50 futbollistët kandidatë

Votimi për 50 futbollistët që do të formojnë “Skuadrën e Vitit” ka filluar, njoftoi të hënën Unioni i Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA).

Në të përfshihen 5 portierë, 15 mbrojtës, 15 mesfushorë dhe 15 sulmues.

Votat mund të hidhen në UEFA.com deri më 11 janar dhe skuadra do të shpallet në të njëjtën ditë.

"Kandidatët u përzgjodhën nga ekipi redaktues i UEFA.com duke përfshirë gazetarët dhe korrespondentët ekspertë, në bazë të performancës së lojtarëve për një klub evropian ose kombëtare në garat e UEFA-s për vitin kalendarik 2018", theksoi UEFA.

Ekipi fitues i Ligës së Kampioneve të UEFA-s, Real Madrid, ka 9 të futbollistë kandidatë. Më pas, finalisti i vitit të kaluar në Ligën e Kampioneve, Liverpool, si dhe fituesi i Ligës së Evropës të UEFA-s, Atletico Madrid, kanë secili nga 6 lojtarë.

Gjithsej 14 klube janë shfaqur në listë dhe 20 kombësi janë të përfaqësuara.

Vitin e kaluar u hodhën 9 milionë vota.

Lista e plotë e kandidatëve është si më poshtë:

Portierë:

Alisson Becker (AS Roma/Liverpool), Hugo Lloris (Tottenham Hotspur), Keylor Navas (Real Madrid), Jan Oblak (Atletico Madrid), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona)

Mbrojtës:

Jordi Alba (Barcelona), Giorgio Chiellini (Juventus), Jose Gimenez (Atletico Madrid), Diego Godin (Atletico Madrid), Lucas Hernandez (Atletico Madrid), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Kalidou Koulibaly (Napoli), Kostas Manolas (Roma), Marcelo (Real Madrid), Gerard Pique (Barcelona), Sergio Ramos (Real Madrid), John Stones (Manchester City), Samuel Umtiti (Barcelona), Virgil van Dijk (Liverpool), Raphael Varane (Real Madrid)

Mesfushorë:

Casemiro (Real Madrid), Kevin De Bruyne (Manchester City), Eden Hazard (Chelsea), Isco (Real Madrid), N'Golo Kante (Chelsea), Toni Kroos (Real Madrid), James Milner (Liverpool), Luka Modric (Real Madrid), Saul Niguez (Atletico Madrid), Dimitri Payet (Marseille), Miralem Pjanic (Juventus), Paul Pogba (Manchester United), Ivan Rakitic (FC Barcelona), David Silva (Manchester City), Florian Thauvin (Marseille)

Sulmues:

Gareth Bale (Real Madrid), Edinson Cavani (Paris Saint-Germain), Paulo Dybala (Juventus), Edin Dzeko (Roma), Roberto Firmino (Liverpool), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Harry Kane (Tottenham Hotspur), Robert Lewandowski (Bayern Munich), Sadio Mane (Liverpool), Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain), Lionel Messi (Barcelona), Neymar (Paris Saint-Germain), Cristiano Ronaldo (Real Madrid/Juventus), Luis Suarez (Barcelona), Mohamed Salah (Liverpool)

Kandidatët për "Skuadrën e Vitit" nga klubet janë:

9 Real Madrid

7 Barcelona

6 Atletico, Liverpool

4 Juventus

3 Manchester City, Paris

2 Bayern, Chelsea, Marseille, Roma, Tottenham

1 Manchester United, Napoli

Kandidatët për "Skuadrën e Vitit" nga kombëtaret janë:

10 Franca

6 Spanja

5 Brazili

4 Uruguaji

3 Anglia, Gjermania

2 Argjentina, Belgjika, Bosnnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Senegali

1 Kosta Rika, Egjipit, Greqia, Italia, Holanda, Polonia, Portugalia, Sllovenia, Uellsi

Kandidatët për "Skuadrën e Vitit" nga ligat kombëtare janë:

22 La Liga (Spanjë)

14 Premier Liga (Angli)

7 Serie A (Itali)

5 Ligue 1 (Francë)

2 Bundesliga (Gjermani) / AA



Lajme të ngjashme