Rusi 2018 – Portugalia gjunjëzon edhe Marokun, Ronaldo i papërmbajtshëm

Portugalia arriti një fitore shumë të vuajtur kundër Marokut falë një goli të Cristiano Ronaldos në ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin B duke rritur kështu ndjeshëm mundësinë për kualifikim në fazën tjetër të kombëtares luzitane...

Rusi 2018 – Portugalia gjunjëzon edhe Marokun, Ronaldo i papërmbajtshëm

Portugalia arriti një fitore shumë të vuajtur kundër Marokut falë një goli të Cristiano Ronaldos në ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin B duke rritur kështu ndjeshëm mundësinë për kualifikim në fazën tjetër të kombëtares luzitane.

Ronaldo shënoi me kokë pas ekzekutimit të një goditjeje këndi në minutën e katërt.

Me këtë humbje, Maroku mund t’i thotë ”lamtumirë” vazhdimësisë në Botërorin Rusi 2018.

Ronaldo i dyti në botë sipas statistikave

Cristiano Ronaldo shënoi të mërkurën golin e tij të katërt në Kupën e Botës FIFA 2018, i 85-ti për Portugalinë, thënë ndryshe europiani më i suksesshëm i të gjitha kohërave, sipas kompanisëë statistikave OPTA.

Goli kundër Marokut e çoi Ronaldon para Ferenc Pushkash, i cili e gjeti rrjetën 84 herë në 85 ndeshje për Hungarinë midis viteve 1945 dhe 1956.

Ronaldo luajti ndeshjen e 152-të me kombëtaren portugeze në stadiumin ”Luzhniki” të Moskës që nga debutimi në vitin 2003.

Sulmuesi i Real Madridit është numri dy në mbarë botën, pasi ia kalon vetëm Ali Daei i Iranit, i cili ka shënuar 109 gola nga 149 pjesemarje me kombëtaren e tij gjatë viteve 1993-2006.



Lajme të ngjashme