Roberto Mancini pritet të jetë trajneri i ardhshëm i kombëtares italiane të futbollit

Trajneri i Zenit Shën-Peterburg, Roberto Mancini, takoi drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) dhe pritet të jetë trajneri i ardhshëm i kombëtares së Italisë, njoftojnë disa media sportive italiane...

Roberto Mancini pritet të jetë trajneri i ardhshëm i kombëtares italiane të futbollit

Trajneri i Zenit Shën-Peterburg, Roberto Mancini, takoi drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) dhe pritet të jetë trajneri i ardhshëm i kombëtares së Italisë, njoftojnë disa media sportive italiane.

Sipas “Gazzetta dello Sport” dhe “Corriere dello Sport”, Mancini u takua mbrëmjen e së hënës në Romë me disa zyrtarë të federatës, mes të cilëve dhe ish-mbrojtësin ndërkombëtar, Alessandro Costacurta, i cili është i ngarkuar për çështjen e trajnerit.

Mediat sportive italiane shkruajnë se Mancinit i është propozuar një kontratë dyvjeçare.

Javën e kaluar, të njëjtat gazeta theksuan se ky post i ishte propozuar Carlo Ancelottit gjatë një takimi tjetër në Romë dhe se ish-trajneri i Milanit apo Real Madridit ishte i interesuar. Por të hënën ato shkruanin se Ancelotti kishte refuzuar propozimin e FIGC-së. /ATSH



Lajme të ngjashme