EFW-ja i refuzon Spanjës organizimin e Evropianit të Peshëngritjes U23: S'njeh Kosovën

Federata Evropiane e Peshëngritjes (EFW) vendosi që t’i refuzojë Spanjës organizimin e Kampionatit Evropian të Peshëngritjes U-23, pasi nuk u lejua hyrja në vend e peshëngritësve të përfaqësueses së Kosovës...

957837
EFW-ja i refuzon Spanjës organizimin e Evropianit të Peshëngritjes U23: S'njeh Kosovën

Federata Evropiane e Peshëngritjes (EFW) vendosi që t’i refuzojë Spanjës organizimin e Kampionatit Evropian të Peshëngritjes U23, pasi nuk u lejua hyrja në vend e peshëngritësve të përfaqësueses së Kosovës.

Madridi zyrtar, i cili nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, nuk i është përgjigjur letrës së EFW-së, ku i kërkohej që sportistëve kosovarë t'u lejohej hyrja në Spanjë, kështu që shteti më i madh në gadishullin Iberik mbeti pa organizimin e një kampionati kontinental.

Kampionati Evropian i Peshëngritjes U23, sipas të gjitha gjasave, do të zhvillohet në Poloni, në data 24-31 tetor të këtij viti. /AA



Lajme të ngjashme