Francë – Zero tolerancë ndaj përdorimit të fishekzjarreve në stadiume

Përballë fenomenit të shpërthimit të shumë pajisjeve piroteknike në stadiume, Divizioni Kombëtar i Luftës kundër Huliganizmit dhe Liga e Futbollit në Francë bënë me dije gjatë një seminari në Bordo se përdorimi i tyre është plotësisht i ndaluar...

900512
Francë – Zero tolerancë ndaj përdorimit të fishekzjarreve në stadiume

Përballë fenomenit të shpërthimit të shumë pajisjeve piroteknike në stadiume, Divizioni Kombëtar i Luftës kundër Huliganizmit (DNLH) dhe Liga e Futbollit në Francë (LPD) bënë me dije gjatë një seminari në Bordo se përdorimi i tyre është plotësisht i ndaluar.

“Dua t’ju rikujtoj zyrtarisht se përdorimi i fishekzjarrëve është rreptësisht i ndaluar në stadiume”, u njoftua në seminarin e përvitshëm të DNLH-së.

Në pjesën e parë të sezonit të kaluar, bilanci ishte rreth 1.200 tymues të përdorur në Ligën 1 kundrejt 500 gjatë së njëjtës periudhë vitin e kaluar, duke sqaruar se fenomeni është përqëndruar kryesisht në disa klube si Lioni, Parisi apo Bordoja, ku grupime të tifozerive të zjarrta kanë festuar përvjetoret e klubeve nën efektin e fishekzjarrëve. /ATSH



Lajme të ngjashme