Portieri i PSG drejt largimit

Portieri i Paris Saint-Germain, Kevin Trapp, ka shfaqur interesin për t’u larguar nga kryeqyteti francez, pasi ka humbur vendin e tij në ekip, ku ka përfituar portieri francez Areola.

Portieri i PSG drejt largimit

Portieri gjerman ka pasur një eksperiencë shumë të madhe në ditët kur ishte zëvendësues i Salvatore Sirigu, në portën e PSG, ndërkohë që këtë sezon ka luajtur veçse dy herë si titullar.

Për këtë arsye, agjenti i tij, Joerg Neubauer, ka deklaruar se gjermani dëshiron që të ndryshojë fanellën.

Sipas shtypit anglez, Liverpool dhe Crystal Palace janë ekipet që interesohen për portierin gjerman 27-vjecar, i cili ka një kontratë për PSG deri në 2020.

Kartoni i Trapp vlerësohet ne rreth 10 milionë euro dhe largimi i tij nga kryeqyteti francez mund të hapë derën e ardhjes së Gigi Donnarumma nga Milani.



Lajme të ngjashme