Skënderbeu ekipi i katërt në Evropë, kalon Bayernin dhe PSG-në

Ecuria e Skënderbeut në këtë sezon futbollistik ka qenë mjaft e mirë dhe korçarët në tetë javë të luajtura kanë arritur të marrin 22 pikë, ose thënë ndryshe, dy pikë më pak se maksimumi...

Skënderbeu ekipi i katërt në Evropë, kalon Bayernin dhe PSG-në

Ecuria e Skënderbeut në këtë sezon futbollistik ka qenë mjaft e mirë dhe korçarët në tetë javë të luajtura kanë arritur të marrin 22 pikë, ose thënë ndryshe, dy pikë më pak se maksimumi.

Por, ata gjithashtu kanë bërë një paraqitje pozitive edhe në ndeshjet e "Europa League", ku janë në fazën e grupeve dhe vazhdojnë të shpresojnë në tej.

Në një analizë të bërë në kampionatet Europiane për ecurinë e deritanishme, shihet se korçarët kanë një vend komod, madje kanë lënë pas edhe skuadra si Bayern dhe PSG.

Ata janë në vendin e katërt me një mesatare prej 2,75 pikësh për ndeshje.

Në vendin e parë është Napoli, ku në 11 ndeshje ka një mesatare pikësh prej 2,81 dhe pas tyre Barcelona me 2,8 në 10 javë kampionat.

Manchester City e ka po 2,8 mesataren e pikëve. PSG-ja në 11 ndeshje ka 2,63 pikë për ndeshje, ndërsa Bayerni në 10 javë kampionat vetëm 2,3 pikë për ndeshje.



Lajme të ngjashme