Liga e Kampioneve – Besiktas blindon kryesimin me 9 pikë të plota

Monakoja u befasua në shtëpi nga përfaqësuesit e Stambollit, të cilët fituan 1-2 dhe blinduan kryesimin e Grupit “G” me 9 pikë të plota...

Liga e Kampioneve – Besiktas blindon kryesimin me 9 pikë të plota
Liga e Kampioneve - Përmbledhja e ndeshjes Monako (1-2) Besiktas
Liga e Kampioneve - Përmbledhja e ndeshjes Monako (1-2) Besiktas

Besiktasi ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit për në fazën tjetër duke fituar si mysafir i Monakos me rezultatin 2-1. Turqit kryesojnë Grupin "G" me 9 pikë, Lajpcig mban vendin e dytë me 4 pikë, Porto ka 3 pikë, ndërsa në vendin e fundit është Monako me 1 pikë.

Ekipi turk i Besiktasit vazhdon të bëjë histori në Ligën e Kampioneve.

Monakoja u befasua në shtëpi nga përfaqësuesit e Stambollit, të cilët fituan 1-2 dhe blinduan kryesimin e Grupit “G” me 9 pikë të plota.

Francezët komplikuan në këtë mënyrë kualifikimin, sepse kanë vetëm 1 pikë dhe mbyllin renditjen.

“Shqiponja e Zezë” është e para skuadër turke, që fiton radhazi 3 ndeshjet e para në fazën me grupe të Ligës së Kampioneve.

Pas fitores në Monako, Besiktasi u “mbyt” në një oqean përgëzimesh.

“Uroj përzemërsisht Besiktasin, përfaqësuesin tonë që arriti të fitojë të 3-ja ndeshjet e para në Ligën e Kampioneve”, shkroi në “Twitter” ministri turk i Rinisë dhe Sportit, Osman Askin Bak.

Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, postoi mesazhin “Hallall të qoftë Besiktas, je krenaria e Turqisë”.

Ministrja e Familjes dhe Politikave Sociale, Fatma Betul Sayan Kaya, sërish përmes medias sociale, dërgoi mesazhin “Fitorja e 3-të në Ligën e Kampioneve, urime Besiktas”.

Në mesin e anëtarëve të Këshillit të Ministrave, që përgëzuan fitoren e bardhezinjve, ishin gjithashtu Fikri Isik, Mehmet Ozhaseki, Ahmet Esref Fakibaba ve Bulent Tufenkci.



Lajme të ngjashme