Hamilton fitues i Çmimit të Madh të Japonisë

Britaniku ishte para në cirkuitin e Suzuka nga Red Bull i holandezit Max Verstappen dhe australianit  Daniel Ricciardo, duke siguruar fitoren e 61-të në karrierë, e 8-ta këtë sezon.

Hamilton fitues i Çmimit të Madh të Japonisë

Britaniku Lewis Hamilton (Mercedes) ka bërë një hap të madh drejt titullit të piloteve, duke fituar të dielën Çmimin e Madh te Japonise në Formuls 1, ndërkohë që rivali i tij në kampionat, gjermani Sebastian Vettel (Ferrari), e ka braktisur shumë shpejt garën pas defektit mekanik të pësuar në turin e 5-të.

Hamilton tashmë është 59 pikë para në kampionat përballë Vettel dhe mund të shpallet kampion në Çmimin e Madh të SHBA pas dy javësh nëse fiton në Austin dhe Vettel nuk shkon më tepër se vendi i 6-të.

Britaniku ishte para në cirkuitin e Suzuka nga Red Bull i holandezit Max Verstappen dhe australianit  Daniel Ricciardo, duke siguruar fitoren e 61-të në karrierë, e 8-ta këtë sezon.



Lajme të ngjashme