Formula 1 – Hamilton barazon legjendën Schumacher, niset i pari në Belgjikë

Piloti britanik, Lewis Hamilton, ka arritur një “pole position” historik në Belgjikë duke barazuar me 68 të tillë legjendën gjermane të Formula 1, Michael Schumacher...

Formula 1 – Hamilton barazon legjendën Schumacher, niset i pari në Belgjikë

Piloti britanik, Lewis Hamilton, ka arritur një “pole position” historik në Belgjikë duke barazuar me 68 të tillë legjendën gjermane të Formula 1, Michael Schumacher.

Britaniku ishte më i shpejti në provat zyrtare me kohën 1.42.553, ndërsa menjëherë pas tij do të niset gjermani Sebastian Vettel me kohën 1.42.795. Edhe radha e dytë e nisjes do të ndahet mes Mercedes dhe Ferrarit, përkatësisht Valtteri Bottas (1.43.094) e Kimi Raikkonen (1:43.270).

Kjo garë do të jetë e 100-ta në karrierë për 32-vjeçarin Hamilton.

Gara e Çmimit të Madh të Belgjikës do të zhvillohet të dielën në orën 14.00.

Ndërkaq, 30-vjeçari Vettel, katër herë kampion i botës në Formula 1, ka zgjatur kontratën me Ferrarin deri në fund të sezonit 2020, bëri të ditur të shtunën konstruktori italian i automobilave nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

“Ferrari ka arritur akordin teknik me pilotin Sebastian Vettel edhe për sezonet 2018, 2019 e 2020 për Kampionatin Botëror të Formula 1”, theksohet në njoftim.

Skuadra italiane ka njoftuar të martën se ka zgjatur kontratën gjithashtu me finlandezin Kimi Raikkonen edhe për sezonin 2018.



Lajme të ngjashme