Formula 1 - Grand Prix i Rusisë

Sebastian Vettel, piloti i Ferrarit ka fituar 'pole position' për garën e nesërme të Çmimit të Madh të Rusisë në pistën në Soçi.

Formula 1 - Grand Prix i Rusisë

Vettel në garën kualifikuese la pas kolegun e tij të skuadrës Kimi Raikkonen, ndërsa i treti ishte Valtteri Bottas me Mercedes. Interesante, Lewis Hamilton, i cili kryeson tabelën e përgjithshme të Formula 1 këtë sezon, siguroi vetëm kohën e katërt.

Për Vettel kjo është 'pole position' i 47-të në karrierën e tij të cilën e arriti për 1:33, 194 minuta.

Kështu që në Grand Prix-in e nesërm të Rusisë nga radha e parë do të nisen dy bolidë Ferrari. Kjo do të jetë hera e parë pas 31 garave që të mos ketë të paktën një bolid të Mercedeseit në vijën e parë të nisjes.



Lajme të ngjashme