Këllëç: Stambolli mirëpritësi i Lojërave të 5-ta të Solidaritetit Islamik

Ministri i Rinisë dhe Sportit, Akif Çaëtaj Këllëç (Akif Çağatay Kılıç) tha se në vitin 2021 Stambolli do të mirëpresë Lojërat e 5-ta të Solidaritetit Islamik (Islamic Solidarity Games).

Lojërat e 4-ta të Solidaritetit Islamik do të zhvillohen në kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit gjatë datave 12-22 maj 2017.

I ndodhur në Baku, Ministri Këllç tha: “Ne gëzohemi shumë kur shohim se përgatitjet vazhdojnë në nivelin më të lartë”.

Lojërat e Solidaritetit Islamik, në të cilat përfshihet edhe Turqia, zhvillohen një herë në katër vjet me një pjesëmarrje të gjerë të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

Federata e Lojërave të Solidaritetit Islamik (ISSF) është instituti përgjegjës për drejtimin dhe kontrollimin e Lojërave të Solidaritetit Islamik.

Në këto lojëra lejohet edhe pjesëmarrja e nënshtetasve të vendeve anëtare që nuk janë të besimit mysliman.

Ky organizim gjigand sportiv u zhvillua për herë të parë në Arabinë Saudite në vitin 2005 ndërsa i fundit u zhvillua në vitin 2013 në Indonezi.

Lajme të ngjashme