Lukas Podolski tërhiqet me gol nga kombëtarja gjermane, plot 130 paraqitje

Lukas Podolski largohet i nderuar nga skena ndërkombëtare! Idhulli i Gjermanisë në vitet 2000 ka shënuar golin e fitores në ndeshjen miqësore ndaj Anglisë në Dortmund (1-0), të mërkurën në mbrëmje, në paraqitjen e tij të 130-të dhe të fundit...

697506
Lukas Podolski tërhiqet me gol nga kombëtarja gjermane, plot 130 paraqitje

Lukas Podolski largohet i nderuar nga skena ndërkombëtare! Idhulli i Gjermanisë në vitet 2000 ka shënuar golin e fitores në ndeshjen miqësore ndaj Anglisë në Dortmund (1-0), të mërkurën në mbrëmje, në paraqitjen e tij të 130-të dhe të fundit.

Podolski e kishte ëndërruar këtë lamtumirë nga “Mannschaft”. Goli i tij i 49-të me fanellën me katër yje është padyshim një prej më të bukurve: Një gjuajtje e fuqishme me të majtën nga të paktën 20 metra larg dhe portieri Joe Hart nuk mundi të bënte asgjë.

“Ishte ashtu si në një film”, deklaroi Podolski i përlotur pas ndeshjes.

“Kjo mbrëmje ishte vetëm për të”, u shpreh trajneri i kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate.

Sulmuesi i Galatasarayit largohet kështu në moshën 31-vjeçare nga “Mannschaft”, ku ka kontribuar për vite. Ai ka luajtur kur Gjermania zuri vendin e tretë në Kupën e Botës në vitin 2006, në “shtëpi” dhe në 2010-n, në Afrikën e Jugut. Ai gjithashtu ishte pjesë e grupit kampion botëror në vitin 2014 në Brazil, por që nuk u aktivizua. 



Lajme të ngjashme