Barcelona dhe Monaco dalin në pah në Ligën e Kampioneve

Skuadrat e Barcelonës dhe Monacos spikatën në ndeshjet e kthimit të vlefshme për UEFA Champions League.

Barcelona dhe Monaco dalin në pah në Ligën e Kampioneve

Skuadrat e Barcelonës dhe Monacos spikatën në ndeshjet e kthimit të vlefshme për UEFA Champions League duke shkruar emrin e tyre në çerekfinale.

Pas këtyre tetë ndeshjeve në pah kanë dalë shumë rekorde dhe statistika të rëndësishme.

Barcelona, një nga skuadrat më të suksesshme të këtij kompeticioni, humbi ndeshjen e parë në transfertë kundër Paris Saint-Germain (PSG) me rezultatin 4-0, ndërsa duke e mundur këtë skuadër në fushën e saj me rezultatin 6-1 theu një rekord, duke shkruar emrin e saj në çerekfinale.

Barcelona skuadra e parë

Në këtë kontekst, Barcelona është skuadra e parë që ka kaluar turin pas një humbjeje me katër gola diferencë. 

Neymar, i cili ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist, ka shënuar emrin e tij si asisti më i mirë në këtë kompeticion me tetë të tilla, ndërsa Messi i cili shënoi një gol në këtë përballje, deri më tani është golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni me 11 gola.

Barcelona ka patur përmbysje të suksesshme edhe më parë në Champions League. Në sezonin 2012-2013 ajo humbi në transfertë me rezultatin 2-0 kundër Milanit, ndërsa arriti të kthejë rezultatin në shtëpinë e saj, duke shënuar 4 gola.

Një rikthim edhe i Monaco-s

Përfaqësuesja franceze, Monaco, pasi humbi ndeshjen në transfertë kundër Manchester City, arriti të marrë fitore me rezultatin 3-1 në fushën e saj duke mundur kundërshtarin dhe duke kaluar në çerekfinale.

Tekniku i Manchester City, Pep Guardiola, është tekniku i 29-të që ka marrë pjesë në këtë kompeticion për herë të 100. Ndërsa për herë të parë ai ka mbetur jashtë përballjeve të çerekfinaleve në këtë ligë me skuadrat që ka drejtuar. 



Lajme të ngjashme