Beijing Guoan, ofertë 7 milionë euro Galatasarayit për Lukas Podolskin

Sulmuesi Lukas Podolski, fitues i Botërorit 2014 me Gjermaninë, është në fokusin e klubit kinez të Beijing Guoan, i cili është gati të japë 7 milionë euro për Galatasarayin, ku ai luan aktualisht, bëri të ditur klubi me seli në Stamboll...

640985
Beijing Guoan, ofertë 7 milionë euro Galatasarayit për Lukas Podolskin

Sulmuesi Lukas Podolski, fitues i Botërorit 2014 me Gjermaninë, është në fokusin e klubit kinez të Beijing Guoan, i cili është gati të japë 7 milionë euro për Galatasarayin, ku ai luan aktualisht, bëri të ditur klubi me seli në Stamboll.

“Ne kemi marrë një ofertë të rëndësishme nga Beijing Guoan për Podolskin dhe po e studiojmë”, konfirmoi Levent Nazifoglu, drejtor sportiv i klubit turk.

Ish-lojtari i Galatasarayit, Burak Yilmaz, është bashkuar gjithashtu me ekipin e Pekinit në fillim të vitit 2016.

Podolski, 31 vjeç, i cili i ka dhënë fund karrierës ndërkombetare, luan me Galatasarayin që nga 2015-a.  



Lajme të ngjashme