Borussia Dortmund rekord me 21 gola në fazën e grupeve

14 nga këto 21 gola të realizuar në gjashtë ndeshje janë shënuar ndaj “fatkeqve” te Legia Varshava, përkatësisht në dy ndeshje 6-0 dhe 8-4.

Borussia Dortmund rekord me 21 gola në fazën e grupeve

Borussia Dortmund ka vendosur një rekord të ri golash: ka shënuar 21 gola në fazën e grupeve (6 ndeshje) në Ligën e Kampioneve pas barazimit në fushën e Real Madrid (2-2) të mërkurën në mbrëmje në javën e fundit.

Pierre-Emerick Aubameyang (’60) dhe Marco Reus (’88) me golat e tyre kanë kaluar rekordin, që mbahej nga Manchester United, Real Madrid dhe  FC Barcelona (20 gola).

14 nga këto 21 gola të realizuar në gjashtë ndeshje janë shënuar ndaj “fatkeqve” te Legia Varshava, përkatësisht në dy ndeshje 6-0 dhe 8-4.

Gjermanët përfunduan në krye të grupit F, para Real Madridit, për të shpresuar në një short më të mirë për 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve.



Lajme të ngjashme