Derbi mes Arsenal-PSG

Në Ligën e Kampioneve, derbi luhet në Londër mes Arsenal-PSG.

616492
Derbi mes Arsenal-PSG

Kampioni spanjoll Barcelona ka marrë një lajm të gëzueshëm, kthimin në lojë të yllit argjentinas Lionel Messi i cili është i gatshëm për përballjen kundër Celtic-ut.

Messi stërvitej me ekipin të hënën, pas mungesës së tij në ndeshjen e së shtunës në ligën Primera kundër Malaga nga shkaku i një sëmundjeje.

Ndikimi i Messit në Ligën e Kampionëve është i jashtëzakonshëm pasi në ndeshjet kundër Celtic-ut dhe Manchester Cityt më herët shënoi dy “het trike”.

GRUPI A

Kryesuesi i tabelës, anglezët e Arsenalit presin në përballje francezët e Paris Saint-Germain të cilët radhiten të dytët.

Të dy ekipet kanë me nga dhjetë pikë dhe e kanë të garantuar fazën eliminatore, por sfidë paraqet vendi i parë në grup i cili mundëson short më të lehtë.

Ludogorets Razgrad - FC Basel është përballja tjetër në grup, e cila mund të përcaktojë se cili ekip do të vazhdojë në pranverë në Liga Evropa meqë të dyja skuadrat kanë nga një pikë.

GRUPI B

Ky grup ka shumë paqartësi rreth kualifikimit në fazën eliminatore pasi edhe ekipi i fundit, Dynamo Kiev me vetëm një pikë ka gjasa terorike për kualifikim, por e pret një përballje e vështirë në Napoli i cili është në pozitën e parë me shtatë pikë.

Përballja tjetër është mes Beshiktashit turk dhe Benfikës portugeze.

Turqit kanë gjashtë pikë, ndërsa potugezët shtatë dhe kryesojnë tabelën bashkë me Napolin, prandaj fitorja eventuale e ekipit turk do ti shpiej ata një hap më afër fazës eliminatore.

GRUPI C

Yaya Toure i cili i solli Manchester Cityt tre pikë të shtunën kundër Crystal Palace nuk do të paraqitet pasi ai nuk është fare në ekipin e “Qyetetarëve”, për Ligën e Kampionëve.

Në vend të tij do të luaj Ilkay Gundogan i cili pushoi në fundjavë.

Cityt i nevojitet vëtëm një pikë me kusht që Celtiku të mos mposhtë Barcelonën e cila me një rezultat të tillë gjithashtu do të siguronte edhe teoritikisht eliminatoret.

GRUPI D

Atletico Madridi dhe Bayerni i Munihut tani kanë siguruar garat në fazën eliminatore por e vetmja dilëme që mbetet në këtë grup është se kush do të përfundojë në kreun tabelar.

Një dilemë nga përballja e sontme është vendi i tretë i cili mundëson gara në ligën Evropa në pranverë, prandaj priten ndeshje interesante mes FC Rostov – Bayern Munich, si dhe Atletico Madrid –PSV Ajndhoven.



Lajme të ngjashme