Ujku me emrin Zabivaka zgjidhet maskota e mondialit Rusi2018

Tifozët rusë zgjodhën ujkun me emrin Zabivaka si maskot për Kupën e Botës në Futboll Rusi2018.

Ujku me emrin Zabivaka zgjidhet maskota e mondialit Rusi2018

Televizioni shtetëror rus paraqiti rezultatet e votimit në internet të tifozëve.

”Zabivaka mori 52,8 për qind të votave”, tha ministri rus i Sporteve, Vitaly Mutko.

Maskoti ishte dizenjuar nga studentja ruse Ekaterina Bokarova.

Në emisionin e ”Pervij Kanal”, morën pjesë ish-futbollistë dhe fituesi i dy topave të artë, Ronaldo.

Përdoruesit e internetit votuan përgjatë një muaji për një prej tre maskotave të krijuara nga studentët rusë, një mace, një tigër dhe një ujk.

Maskota e Botërorit do të pasojë fulecon (kafshë ekzotike braziliane – shën i përkth), që përfaqësoi Botërorin 2014 në Brazil dhe leopardin Zakumi i Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut.

Kupa e Botës në Futboll 2018 do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 15 korrik në Rusi dhe 12 stadiume, të vendosura në 11 qytete në perëndim të vendit, do të presin këtë kompeticion.



Lajme të ngjashme