Granit Xhaka në garë me Coquelin për një vend në formacionin titullar

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka marrë një “kërcënim” nga shoku i tij i skuadrës, Francis Coquelin, të cilit i ka zënë vendin në formacionin titullar...

Granit Xhaka në garë me Coquelin për një vend në formacionin titullar

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka marrë një “kërcënim” nga shoku i tij i skuadrës, Francis Coquelin, të cilit i ka zënë vendin në formacionin titullar.

Në ndeshjen e radhës në kampionat, lojtari me origjinë shqiptare do të mungojë për shkak të ndëshkimit me kartonë të kuq dhe Coquelin do ta shfrytëzojë këtë rast.

“Të mos harrojmë se ne jemi Arsenali dhe gjithmonë do të ketë lojtarë të fortë. Unë duhet të bëhem gati për të luftuar për vendin tim”, tha Coquelin gjatë konferencës për media duke lënë të kuptohet se do të jetë në garë me Xhakën për të bindur trajnerin Arsene Wenger se ai vlen më shumë sesa shqiptarozvicerani.



Lajme të ngjashme