Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kombëtarja angleze i besohet Southgate

Katër ndeshjet e ardhshme të ekipit kombëtar anglez i janë besuar mbrojtësit Gareth Southgate, ish-trajneri i shumë klubeve si Blackpool, Notts County, Bolton, Neecastle, Blackburn, West Ham dhe Sunderland.

gareth southgate2.jpg

Sam Allardyce ka lënë vendin si trajner i kombëtares së Anglisë, pas marrëveshjes konsensuale me Federatën Angleze të Futbollit, pas vetëm 67 ditësh në krye të “luanëve” dhe në vend të tij është emëruar Gareth Southgate.

61-vjeçari Allardyce u zbulua në një video duke marrë pjesë në negociata për një vlerë rreth 400 mijë paund për transferimin e një futbollisti.

FA në një komunikatë për shtyp dha se sjellja e trajnerit ishte e papërshtatshme dhe për këtë arsye do t’i besojë ekipin kombëtar, ish-mbrojtësit Gareth Southgate, në katër ndeshjet e ardhshme.

Ish-trajneri i Blackpool, Notts County, Bolton, Neecastle, Blackburn, West Ham dhe Sunderland, Allardyce e fitoi të vetmen ndeshje si trajner i Anglisë, eliminatoren ndaj Sllovakisë, me një gol në minutën e fundit, shënuar nga Adam Lallana.

Të dielën pritej që ai të zbulonte listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen e radhës, por tani drejtimin e ekipit e mori Southgate, i cili do të jetë në stol kundër Maltës, Sllovenisë, Skocisë dhe Spanjës derisa Federata Angleze e Futbollit të gjejë një zëvendësues definitiv.

Eddie Howe i Bournemouth dhe Steve Bruce i Hull City janë dy kandidatët më të fortë.



Lajme të ngjashme