Angli - Manchester United zyrtarizon blerjen e mbrojtësit Bailly

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, Eric Bailly, është lojtari i parë i marrë nga Manchester United nën drejtimin e Jose Mourinho.

506910
Angli - Manchester United zyrtarizon blerjen e mbrojtësit Bailly

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, Eric Bailly, është lojtari i parë i marrë nga Manchester United nën drejtimin e Jose Mourinho.

Kjo është zyrtarizuar sot duke konfirmuar zërat e mediave britanike gjatë paradites.

Bailly, 22 vjec, vjen nga Villarreal, ku ai ka bërë një paraqitje mjaft të mirë, duke u vlerësuar si një nga mbrojtësit më të kërkuar në kampionatin spanjoll të futbollit.

Ai nënshkroi një kontratë për kater vjet me klubin anglez.

Shtypi britanik bën të ditur se shuma e transferimit është 38,4 milionë euro, nderkohë që klubi gjysmëfinalist i Ligës së Evropës e kishte blerë për 5 milionë euro në fillim të 2015-s nga Espanyol.



Lajme të ngjashme