“Turkish Airlines”, reklamë speciale për kombëtaren turke të futbollit

Linjat Ajrore Turke, sponsor zyrtar i transportit ajror të Kampionatit Evropian të Futbollit 2016 (EURO 2016), që do të zhvillohet këtë verë në Francë, transmetuan reklamën speciale për kombëtaren turke të futbollit.

“Turkish Airlines”, reklamë speciale për kombëtaren turke të futbollit
"Turkish Airlines", reklamë speciale për kombëtaren turke të futbollit
"Turkish Airlines", reklamë speciale për kombëtaren turke të futbollit

Linjat Ajrore Turke (THY - Turkish Airlines), sponsor zyrtar i linjave ajrore të EURO 2016-s, që do të zhvillohet këtë verë në Francë, transmetuan reklamën speciale për kombëtaren turke të futbollit.

Linjat Ajrore Turke (THY - Turkish Airlines), sponsor zyrtar i transportit ajror të Kampionatit Evropian të Futbollit 2016 (EURO 2016), që do të zhvillohet këtë verë në Francë, transmetuan reklamën speciale për kombëtaren turke të futbollit.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Zyra për Shtyp e “Turkish Airlines”, filmi reklamë me titullin “Njoftimi i Kapitenit”, që është përgatitur posaçërisht për kombëtaren turke të futbollit, në fazë përgatitore për EURO 2016-n, ka nisur të transmetohet në të gjitha mediat duke filluar nga sot, e mërkurë, 25 maj 2016.

Xhirimet e filmit reklamë, që trajton njoftimin e bërë nga një kapiten-pilot i “Turkish Airlines” në emër të kombit turk për futbollistët e kombëtares në bordin e avionit, janë realizuar për 4 ditë në Stamboll dhe Antalia, me pjesëmarrjen e një ekipi xhirues dhe aktorësh prej 205 personash.

Sakaq, Linjat Ajrore Turke ftojnë të gjithë tifozërinë turke për të mbështetur kombëtaren e futbollit në EURO 2016 përmes një fushate internetore të titulluar “Kaptanınız Konuşuyor” (Ju Flet Kapiteni).

Pjesëmarrësit do të mund të regjistrojnë koret, ovacionet dhe brohoritjet e tyre në adresën e internetit www.kaptaninizkonusuyor.com duke mbështetur kështu kombëtaren turke të futbollit përgjatë gjithë turneut.

Tri pjesëmarrës me shans do të fitojnë edhe nga një biletë për të ndjekur skuadrën turke drejtpërsëdrejti nga tribunat e stadiumeve në Francë.

Ndërsa 100 pjesëmarrës të tjerë do të fitojnë nga një fanellë të kombëtares me autografe të futbollistëve turq.

Reklama e “Turkish Airlines” për kombëtaren turke të futbollit mund të shikohet edhe nga rrjeti “Youtube”.



Lajme të ngjashme