Orteku i merr jetën kampionies botërore në snowboard

Sportistja zvicerane Estelle Bale (21 vjeç), kampionia e dyfishtë në snowboard në Freeride World Tour këtë vit dhe vitit të kaluar, ka humbur jetën nga një ortek gjatë xhirimit të një filmi në Alpet e Zvicrës.

Orteku i merr jetën kampionies botërore në snowboard

Tragjedia ka ndodhur në afërsi të Orcieres në Alpe, në kufirin mes Zvicrës dhe Francës. Gjatë lëshimit ajo ndiqej nga një snowboarde tjetër, kur një ortek dhe sasi të mëdha të dëborës e mbuluan sportisten Bale dhe për pasojë ajo u përplas një shkëmb me ç'rast humbi jetën.

Pjesëtarët e ekipit malor të shpëtimit u përpoqën ta ndihmojnë, por megjithatë, ishte tepër vonë.



Lajme të ngjashme