Për sigurinë e EURO 2016 do të angazhohen 120 mijë policë dhe ushtarë

Njëqind ditë para fillimit të Kampionatit Evropian në Futboll shqetësimi kryesor në Francë është “mundësia e madhe e sulmeve terroriste”.

Për sigurinë e EURO 2016 do të angazhohen 120 mijë policë dhe ushtarë

Njëqind ditë para fillimit të Kampionatit Evropian në Futboll shqetësimi kryesor në Francë është “mundësia e madhe e sulmeve terroriste”, theksojnë politikanët kryesorë të këtij vendi.

Nga kreu shtetëror francez thonë se gjendja e jashtëzakonshme e vendosur me rastin e sulmeve terroriste në Paris më 13 nëntor të vitit të kaluar në të cilën humbën jetën 130 persona, në fuqi sipas të gjitha gjasave do të mbetet deri në muajin maj, gjegjësisht pak para fillimit të EURO 2016.

Ministri i Punëve të Brendshme të Francës Bernard Cazeneuve thotë se do të ndërmerren masa të mëdha të sigurisë para dhe gjatë Kampionatit, duke përfshirë video-mbikëqyrje, agjentë privat….Për sigurinë e EURO 2016 do të angazhohen 120 mijë policë dhe ushtarë.

Organizatorët thonë se përgatitjet për mbajtjen e Kampionatit shkojnë shumë mirë, dhe se gjithçka do të jetë gati deri në Kampionatin i cili fillon më 10 qershor. Parashihet se Kampionati Evropian do të sjellë 2.5 milionë shikues në stadium, prej të cilëve një million do të duhet të jenë tifoz jashtë vendit.

Shpresohet se në këtë mënyrë do të thyhet rekordi i vizitorëve të ndeshjeve të turneut përmbyllës të kontinentit të vjetër i vendosur në vitin 2012 kur Kampionati u zhvillua në Poloni dhe Ukrainë, të cilin e përcollën 1.4 milionë shikues.



Lajme të ngjashme