Kyle Lowry, rekord personal me 43 pikë

Toronto Raptors, fale lojes rezultative te Kyle Lowry, fitoi te premten ne mbremje duelin e konferences se lindjes, duke mundur Cleveland Cavaliers, kryesues i deritanishem, ne momentet e fundit te ndeshje (99-97).

Kyle Lowry, rekord personal me 43 pikë

Ne kohen kur asnje ekip kanadez i hokeit ne akull, sporti kombetar, nuk ka mundur te kualifikohet per ne play-offs te NHL, eshte basketbolli qe po u jep kete kenaqesi vendit: Raptors jane ne vendin e dyte te konferences.

Toronto duhet te falenderoje Kyle Lowry dhe 43 piket e shenuara prej tij (rekord ne karriere). Ai shenoi para publikut te tij duke sjelle fitoren, kur duheshin edhe 4 sekoda nga perfundimi i ndeshjes.

“Kyle ka luajtur nje ndeshje fantastike. Ai ka qene mjaft i sakte ne loje dhe ekipi beson shume tek ai”, u shpreh Kevin Love, nje nga lojtaret me te mire te Cleveland.

Nje tjeter lojtar ka qene deciziv per ekipin e tij: Chris Paul ka shenuar 40 pike ne fitoren e Los Angeles ne Sacramento (117-107).

Nderkohe, Atlanta (5) dhe Charlotte (7) kane realizuar fitoret e radhes. Hawks, te udhehequr nga Jeff Teague (19 pike), kane dominuar ndaj Chicago Bulls (103-88).Ne Indianapolis, Hornets kane mundur Indiana Pacers (96-95).


Fjalët Kyçe: Kyle Lowry , Basketboll , NBA

Lajme të ngjashme