Blatter: Nuk mund të paracaktohet një kampionat botëror

Blatter ka pohuar se përzgjedhja e Katarit për organizator të botërorit 2022 nuk është e paravendosur apo blerë.

Blatter: Nuk mund të paracaktohet një kampionat botëror

Presidenti në largim i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Sepp Blatter, në një prononcim për britaniken "The Times“ ka pohuar se përzgjedhja e Katarit për organizator të botërorit 2022 nuk është e paravendosur apo blerë.

“Nuk mund të blihet kampionati botëror” ka arsyetuar Blater.

Pas pezullimit tetëvjeçar për kryerjen e çfarëdo detyre në futboll, Blatter u shpreh i bindur se do të dëshmojë pafajësinë e tij. "Jam i sigurt se ka drejtësi në këtë botë dhe se do të dëshmoj se nuk kam bërë asnjë krim” thotë Blatter.

Këshilli i Etikës në FIFA pezulloi Blatterin nën dyshimin për korrupsion, më konkretisht se "Blatter i ka paguar Platinisë dy milionë franga zvicerane për shërbime këshillëdhënëse”.



Lajme të ngjashme