Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Skënderbeu dhe Beshiktashi i japin lamtumirën Ligës së Evropës

Skënderbeu e ka mbyllur me humbje Evropa Ligën duke u rrëzuar përballë Lokomotivës së Moskës në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Skënderbeu dhe Beshiktashi i japin lamtumirën Ligës së Evropës

Skënderbeu gjatë fazës së grupeve ka arritur një fitore ndaj Sportingut të Lisbonës, teksa nuk e përsëriti këtë sukses ndaj rusëve të Lokomotivës së Moskës. Golat për mysafirët u shënuan nga Tasarov në minutën e 18’ të pjesës së parë, Niasse në minutën e 89’, si dhe Samedov në të 91-ën, duke i dhënë kështu shuplakën korçarëve, të cilët do të hynë në historinë e futbollit tonë, si skuadra e parë që arriti kaq larg në kompeticionet Europiane. Një gjë e tillë është bërë dhe nga Tirana, kur bardheblutë kanë arritur deri në çerekfinalet e kompeticioneve Evropiane, por asokohe numri tureve ka qenë më i vogël.

Ndeshja tjetër e grupit H mes Sportingut Lisbonës dhe Beshiktash dhuroi spektakël dhe emocione të shumta gjatë pjesës së dytë. Kur Sportingu i Lisbonës përmbysi avantazhin e turqve të arritur në minutën e 53’ përmes Gomez. Slimani në minutëne 67’dhe një dygolësh i Ruiz në të 72-ën dhe 78-ën.

Me këto rezultate Lokomotiva Moskës u kualifikua si e para në grup, teksa Sportingu i Lisbonës si skuadra e dytë në grup.

Beshiktash e Skënderbeu u eliminua.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme