Turqi - Çelet sezoni i skive në "Palandoken" të Erzurumit

Erzurumi ka hapur sezonin e skive. Qendra e skive “Palandoken” filloi të presë të pasionuarit e sporteve dimërore.

Turqi - Çelet sezoni i skive në "Palandoken" të Erzurumit

Disa e kishin të vështirë madje dhe që të qëndronin në këmbë, ndërsa të tjerë skijonin si profesionistë.

Erzurumi hapi sezonin e skive.

Reshjet e dendura të dëborës që prej fillimit të javës së shkuar kanë gëzuar të pasionuarit e sporteve dimërore.

Falë motit të ftohtë, i cili bëri të mundur që pista të ishte e përshtatshme për ski, qendra e skive “Palandoken” ka pritur vizitorët këtë fundjavë.

Familjarët, që vizituan qendrën e skive, u kënaqën me gjithë zemër.

Krahas profesionisteve të shumtë, kishte edhe amatorë të sportit të skive.

Sadoqë u munduan të qëndronin në këmbë, në fund ata u dorëzuan.

Zgjidhja e atyre, që nuk kishin guxim të bënin ski në pistat profesionale, ishte rrëshqitja me slitë.

Qendra e skive “Palandoken”, ku trashësia e dëborës ka arritur në 32 centimetra, do të mirëpresë skiatorët deri në muajin prill.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme