Messi zgjidhet lojëtari më i mirë i La Ligas

Liga Profesionale e Futbollit (LFP), yllin argjentinas të Barcelonës Lionel Messi, e zgjodhi si futbollistin dhe sulmuesin më të mirë për sezonin 2014-2015.

397421
Messi zgjidhet lojëtari më i mirë i La Ligas

Organizimi i cili ka për qëllim që të popullarizojë La Liga-n në arenën ndërkombëtare këtë vit organizohet për herë të 7 nga LFP-ja, shpërbleu lojtarët më të mirë të futbollit spanjoll.

Për shkak se shumë futbollistë nga Barcelona fituan çmime dhe për shkak të programit intensiv të futbollistëve, nata e shpërblimeve të LFP-së u mbajt në qytetin Barcelona.

Ylli i ceremonisë së shpërblimeve u bë Lionel Messi i cili u zgjodh futbollisti më i mirë në Spanjë për herë të 6-të. Ylli argjentinas i cili përveç çmimit futbollisti më i mirë e fitoi edhe çmimin sulmuesi më i mirë.

"I falënderohem La Liga-s dhe të gjithë bashkë lojtarët e mi, veçanërisht e ndaj me Luiz Suarez. Edhe ai e meritonte këtë", tha Messi.

Trajneri më i mirë i La Liga-s u zgjodh trajneri i Barcelonës Luis Enrique, por ai nuk mori pjesë në këtë ceremoni. Edhe futbollisti portugez i Real Madrid-it Cristiano Ronaldo i cili ishte zgjedhur "futbollisti me 5 yje" nga ana e tifozëve ishte ndër ata të cilët nuk deshi të marrë pjesë në ceremoni.

Çmimet e LFP-së për sezonin 2014-2015 janë kështu:
Futbollisti më i mirë: Lionel Messi (Barcelonë)
Portieri më i mirë: Claudio Bravo (Barcelonë)
Mbrojtësi më i mirë: Sergio Ramos (Real Madrid)
Mesfushori më i mirë: James (Real Madrid)
Sulmuesi më i mirë: Lionel Messi (Barcelona)
"futbollisti me 5 yje" i tifozëve: Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
Futbollisti më i mirë i kontinentit Amerikan: Neymar (Barcelonë)
Futbollisti më i mirë i kontinentit Afrikan: Sofiane Feghouli (Valencia)
Trajneri më i mirë: Luis Enrique (Barcelonë)


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme