Liga e Kampioneve – Programi i ndeshjeve të javës 5. në grupe

Dita e martë do të shënojë fillimin e javës 5. të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve.

Liga e Kampioneve – Programi i ndeshjeve të javës 5. në grupe

Në organizimin më të rëndësishëm evropian të futbollit për klube, nesër do të luhen 8 ndeshje në grupet E, F, G, dhe H. Kurse të mërkurën, më 25 nëntor, java 5. e Ligës së Kampioneve do të mbyllet me 8 sfida të tjera në grupet A, B, C dhe D.

Përfaqësuesja turke në këtë kompeticion, Galatasaray, do të përballet të mërkurën në fushë kundërshtare me spanjollët e Atletico Madridit.

Sakaq, takimi i Grupit E ndërmjet Barcelonës dhe Romës, i cili do të zhvillohet nesër dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti në ekranet e TRT, do të drejtohet nga gjyqtari turk Cuneyt Çakir.

Real Madridi, Manchester City dhe Zeniti janë tri skuadrat, që kanë garantuar kualifikimin në fazën e dytë të Ligës së Kampioneve përpara javës 5.

Programi i ndeshjeve të javës 5. të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve në futboll është:

E martë, 24 nëntor:

Grupi E
(18.00) BATE Borisov (BJE) – Bayer Leverkusen (GJER)
(20.45) FC Barcelona (SPA) – AS Roma (ITA)

Grupi F
(20.45) Arsenal (ANG) – Dinamo Zagreb (KRO)
Bayern Munich (GJER) – Olympiakos (GRE)

Grupi G
(20.45) Porto (POR) – Dinamo Kiev (UKR)
Maccabi Tel-Aviv (IZR) – Chelsea (ANG)

Grupi H
(18.00) Zenit Saint-Petersburg (RUS) – Valencia CF (SPA)
(20.45) Lyon (FRA) – KAA Gent (BEL)

E mërkurë, 25 nëntor:

Grupi A
(20.45) Malmo (SUE) – Paris SG (FRA)
Shakhtar Donetsk (UKR) – Real Madrid (SPA)

Grupi B
(18.00) CSKA Moska (RUS) – Wolfsburg (GJER)
(20.45) Manchester United (ANG) – PSV Eindhoven (HOL)

Grupi C
(16.00) Astana (KAZ) – Benfica (POR)
(20.45) Atletico Madrid (SPA) – Galatasaray (TUR)

Grupi D
(20.45) Juventus (ITA) – Manchester City (ANG)
Monchengladbach (GER) – Sevilla FC (SPA)


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme