Liga e Kampioneve – Galatasaray-Atletico Madrid në ekranet e TRT

Sonte hapet perdja e skenës së Ligës së Kampioneve UEFA, organizimi më i madh evropian për klubet e futbollit.

Liga e Kampioneve – Galatasaray-Atletico Madrid në ekranet e TRT

Ekipi turk i Galatasarayit, që këtë sezon do të përballet në Grupin C me ekipet Altetico Madrid, Benfica dhe Astana, sonte do të dalë në fushën e gjelbër të Kompleksit Sportiv “Ali Sami Yen Turk Telekom Arena” me fanella, që mbajnë logon e “Turkish Airlines”, në sfidën kundër spanjollëve të Atletico Madrid.

Ndeshja do të fillojë në 21.45 me orën lokale, do të drejtohet nga arbitri Szymon Marciniak i Federatës Polake të Futbollit dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti në ekranet e kanalit TRT 1.

Përpara sfidës me Atletico Madridin, kampionët e Turqisë kanë dy mungesa të rëndësishme: Aurelien Chedjou dhe Hamit Altintop; të dy të dëmtuar.

Fiksturi i Galatasarayit në Grupin C të Ligës së Kampioneve është si më poshtë:

15 shtator, e martë: Galatasaray-Atletico Madrid
30 shtator, e mërkurë: Astana-Galatasaray
21 tetor, e mërkurë: Galatasaray-Benfica
3 nëntor, e martë: Benfica-Galatasaray
25 nëntor e mërkurë: Atletico Madrid-Galatasaray
8 dhjetor, e martë: Galatasaray-Astana


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme