Për 1,5 vit Drogba do të luajë për Montreal Impact

Legjenda e Celsit, 37-vjecari Didier Drogba, ka nënshkruar me skuadrën e MLS (kampionati amerikano-verior i futbollit), Montreal Impact.

Për 1,5 vit Drogba do të luajë për Montreal Impact

Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Montrealit, qe ka theksuar se kjo është dita e tyre më e madhe në historine e skuadrës.

“Është nder për ne të mirëpresim Didier Drogban në Impact. Ai vërtetë ka dashur të luaje në Montreal dhe kjo është një nga ditët më të mira në historinë e skuadrës”, tha presidenti i Montrealit, Joey Saputo.

Drogba me skuadrën e Montrealit ka nënshkruar kontratë per 1 vit e gjysmë.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishte ka luajtur per Celsin nga 2004-2014, nderkohe qe ka luajtur edhe ne Kine e Turqi.

Ai ka fituar me Celsin kampionatin dhe Kupen e Anglise si dhe Ligen e Kampioneve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme