Arda Turan, blerja 4. më e shtrenjtë në historinë e Barcelonës

Mesfushori Arda Turan, i cili u transferua tek Barcelona për 41 milionë euro (34+7 bonuse), zuri vend në faqet e para të shtypit botëror.

Arda Turan, blerja 4. më e shtrenjtë në historinë e Barcelonës

Turku 28-vjeçar do të marrë nga Barcelona 22,5 milionë euro në 5 vite kontratë, duke u bërë kështu blerja e 4-t më e shtrenjtë e klubit katalanas pas brazilianit Neymar, uruguaianit Suarez dhe suedezit Ibrahimoviç.

Arda Turan ka bërë të vetin edhe titullin e futbollistit më të shtrenjtë turk.

Ndërsa mediat britanike shkruajnë se “ish-mesfushori i Galatasarayit dhe Atletico Madridit mund të kalojë tek Chelsea, në rast se presidenti i ri i Barcelonës nuk e miraton blerjen e tij”.

Sakaq, Atletico Madrid, klubi që Arda Turan ka luajtur për 4 sezone (2011-2015), ka publikuar një videoklip lamtumire për futbollistin e kombëtares turke. 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme