Erdogan në Azerbajxhan me 192 sportistë që përfaqësojnë Turqinë

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, nesër do të shkojë në Azerbajxhan për të marrë pjesë në ceremoninë e çeljes së Lojërave të Para Evropiane.

Erdogan në Azerbajxhan me 192 sportistë që përfaqësojnë Turqinë

Presidenti Erdoğan, duke ju përgjigjur ftesës së homologut azerbajxhanas Ilham Aliyev, do të zhvillojë një vizitë në Baku.

Në Lojërat e Para Evropiane Baku 2015 do të garojnë 6 mijë sportistë nga 50 vende në 20 kategori të ndryshme.

Turqia që garon në 19 kategori, përfaqësohet nga 192 sportistë.

Presidenti Erdogan, gjatë kësaj vizite, krahas Presidentit Alijev pritet të zhvillojë takime edhe me liderë të tjerë që do të marrin pjesë në ceremoni.

Presidenti Erdogan pasi të mbarojë vizitën, do të kthehet në Turqi në datën 13 qershor.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme