Ancelotti i thotë "jo" drejtimit të Milanit, një sezon pushim

Trajneri italian, Carlo Ancelotti, nuk do kthehet tek skuadra e Milanit, të paktën për sezonin e ardhshëm.

Ancelotti i thotë "jo" drejtimit të Milanit, një sezon pushim

"Canalmilan.it" njofton se trajneri italian, i cili sapo është larguar nga timoni i Real Madridit, i ka kthyer përgjigje zyrtare skuadrës së Milanit, duke refuzuar mundësinë për t’i drejtuar ata në sezonin e ardhshëm.

Carlo Ancelotti i ka telefonuar drejtorit tl përgjithshëm të klubit, Adriano Galliani, për t’ia bërë të ditur vendimin e tij, duke sqaruar se do të kalojë një sezon pushim.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme