NBA - Stephen Curry zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit 2014-15

Basketbollisti amerikan, Stephen Curry i ekipit Golden State Warriors, është zgjedhur të hënën lojtari më i mirë (MVP) i sezonit të rregullt 2014-2015 në NBA.

NBA - Stephen Curry zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit 2014-15

27-vjeçari Curry mori 1.198 pikë, duke siguruar 100 vota (nga 130) dhe vendin e parë.

Votat u dhanë nga gazetarë, që mbulojnë NBA-n në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, ndërkohe që tifozët votuan për adresën e internetit të NBA-t.

James Harden i ekipit Houston Rockets zuri vendin e dytë në klasifikim me 936 pikë, duke dalë para LeBron James të Cleveland Cavaliers (552), 4 herë fitues i MVP-së (mes viteve 2008-2013).

I konsideruar si elementi më i rëndësishëm i skuadrës, që këtë vit theu rekord me 67 fitore, Stephen Curry e mbylli sezonin e rregullt me mesataren 23,8 pikë, 7,7 asistime, 2,04 vjedhje topi (rekord i karrierës) dhe 4,3 ribaunte për lojë. Ylli amerikan është renditur në krye gjithashtu në listën e qitësve më të mirë të NBA-t, me një mesatare marramendëse prej 91,4 për qind.

Më poshtë vijojnë fituesit e çmimit MVP të sezonit të rregullt gjatë 10 viteve të fundit në NBA:

2005-2006 Steve Nash (Phoenix Suns)
2006-2007 Dirk Nowitzki (Dallas Mavericks)
2007-2008 Kobe Bryant (Los Angeles Lakers)
2008-2009 LeBron James (Cleveland Cavaliers)
2009-2010 LeBron James (Cleveland Cavaliers)
2010-2011 Derrick Rose (Chicago Bulls)
2011-2012 LeBron James (Miami Heat)
2012-2013 LeBron James (Miami Heat)
2013-2014 Kevin Durant (Oklahoma City Thunder)
2014-2015 Stephen Curry (Golden State Warriors)


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme