Nadal zbret në vendin e katërt

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, i cili u eliminua në gjysmëfinalet e turneut në Rio, ku ai ishte mbajtës i titullit, ka humbur vendin e N.3 botëror.

Nadal zbret në vendin e katërt

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, i cili u eliminua në gjysmëfinalet e turneut në Rio, ku ai ishte mbajtës i titullit, ka humbur vendin e N.3 botëror, që i është marrë nga britaniku Andy Murray, sipas klasifikimit të ri botëror të publikuar të hënën.

Nadal nuk kishte zbritur nga podiumi i klasifikimit ATP, që udhëhiqet gjithnjë nga serbi Novak Djokovic, i cili është para zviceranit Roger Federer, që nga gushti i vitit 2013.

Klasifikimi ATP i 23 shkurtit 2015 është:
1. Novak Djokovic (SER) 13.045 pikë
2. Roger Federer (ZVI) 9.205
3. Andy Murray (ANG) 5.460 (+1)
4. Rafael Nadal (SPA) 5.425 (-1)
5. Kei Nishikori (JAP) 5.205
6. Milos Raonic (KAN) 4.980
7. Stan Wawrinka (ZVI) 4.595
8. Tomas Berdych (CEK) 4.460
9. David Ferrer (SPA) 4.185
10. Grigor Dimitrov (BULL) 3.465 (+1)


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme